AKTUALE

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

BDI shpreh shqetësim serioz për ngritjen e një aktakuze politike për përgjegjësi individuale që buron nga një vendim kolektiv. Pas dy vitesh hetim, opinioni meriton të dijë mbi cilat prova dhe argumente konkrete mbështetet një akuzë e tillë.

Ne respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, por njëkohësisht kërkojmë drejtësi të barabartë dhe joselektive. Vendimet kolektive nuk mund të shndërrohen në instrument për përgjegjësi selektive dhe përndjekje politike individuale.

Pikërisht për këtë arsye kërkojmë transparencë të plotë të procesit, në mënyrë që opinioni, mediat dhe ekspertët të mund të njihen me çdo pretendim, provë dhe argument të palëve.

BDI kërkon gjithashtu mbikëqyrje ndërkombëtare të hapur dhe transparente të këtij rasti. Nuk kërkojmë privilegj për askënd, por vetëm zbatim të barabartë të ligjit, proces të drejtë dhe drejtësi të pandikuar nga politika. Asnjë dëshmi, asnjë provë dhe asnjë fakt nuk e bën të bazuar këtë akuzë.

Banner

Related posts

Snopçe: Nëse ASH del nga Qeveria, zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme

Gjyla Halili

Kryetari i Shoqatës “Malësia” në Kaliforni Sheki Krnic uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve

Gjyla Halili

Isen ef. Izeti mer dekretin për imam në Slatinë.

Gjyla Halili