AKTUALE

Naim Samiu është emëruar President i Federatës së Kickbox-it për Maqedoninë – Victory Championship.

Naim Samiu është emëruar President i Federatës së Kickbox-it për Maqedoninë – Victory Championship.

Samiu e ka pranuar me krenari dhe përgjegjësi të lartë këtë detyrë, duke shprehur mirënjohjen për besimin dhe mbështetjen e dhënë.

Në këtë funksion të ri, ai ka theksuar se do të angazhohet me përkushtim për zhvillimin e kickbox-it në vend, promovimin e këtij sporti dhe krijimin e mundësive të reja për sportistët dhe talentet e rinj.

“Ky është një besim i madh dhe një përgjegjësi që e pranoj me shumë përkushtim. Do të punoj për zhvillimin dhe promovimin e kickbox-it në vendin tonë, si dhe për mbështetjen e sportistëve tanë”, është shprehur Samiu.

Emërimi i Naim Samiut pritet të sjellë një angazhim të ri në drejtim të organizimit, promovimit dhe afirmimit të kickbox-it, me synim që ky sport të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në skenën sportive vendore dhe ndërkombëtare.

Samiu ka falënderuar të gjithë ata që kanë besuar dhe e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, duke u zotuar se detyrën e re do ta ushtrojë me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi.

Banner

Related posts

Qindra të rinj “rrezikojnë” të drejtën e votës, kjo është arsyeja

Gjyla Halili

“Gzime Hajredini, kandidate për Këshillin Komunal të Tetovës: Për transparencë dhe përfshirje të grave në vendimmarrje”

Gjyla Halili

Nesër fillon fushata për zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili