AKTUALE

25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, Nikollë Camaj: Marrëveshja e Ohrit, etapë e rëndësishme drejt barazisë së shqiptarëve

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, z. Nikollë Camaj, përmes Top Shqip uroi pëtvjetorin e Marrëveshjes se Ohrit

Sot, në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, kujtojmë një moment të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por edhe të vetë shtetit maqedonas, një shteti me barazi te plotë nacionale.

Me këtë rast duhet t’i përkujtojmë me respekt të gjithë ata që paraprinë këtë marrëveshje, ata që dhanë kontributin e tyre politik, shoqëror e kombëtar, të gjithë ata që sakrifikuan në rrugën drejt të drejtave dhe barazisë së shqiptarëve, por edhe ata që japin kontributin e vet për jetësimin e plotë të Marrëveshjes.

Uroj që ky çerek shekulli të jetë vetëm një etapë drejt një të ardhmeje edhe më të mirë, më të drejtë dhe më të begatë për shqiptarët, në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë, në Shqipëri, në Mal të Zi dhe kudo që jetojnë.

Përndryshe, marrëveshja u nënshkrua në Shkup nga Presidenti i atëhershëm i vendit, Boris Trajkovski, si dhe nga udhëheqësit e katër partive më të mëdha politike; Ljubço Georgievski (OBRM-PDUKM), Branko Crvenkovski (LSDM), Arbën Xhaferi (PDSH) dhe Imer Imeri (PPD) dhe ndërmjetësuesit euro-amerikanë, Francois Leotard dhe James Perdew.
Me këtë rast, veçanërisht dua të përgëzoj nënshkruasit e Marrëveshjes, vëllezërit, Imer Imerin e Arber Xhaferrin, pas pëlqimit nga udhëheqësi i ushtrisë z.Ali Ahmeti.

Urime 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit! 🇦🇱

Banner

Related posts

Drejtori Festim Halili: Maqedonia e Veriut 12 vende më lartë për inovacion

Gjyla Halili

Mexhiti: Sot fillon rrënimi i perandorisë së kumarit

Gjyla Halili

AKI mban tubimin përmbyllës më 9 janar në Gostivar

Gjyla Halili