AKTUALE

Familja Veliu reagon ndaj vendimit të Drejtorisë së Postës: Vendim politik, nuk do të na përkulë

Familja Veliu nga fshati Sërmnovë i Gostivarit ka reaguar publikisht ndaj një vendimi të Drejtorisë së Postës së Maqedonisë së Veriut, të cilin e cilëson si të motivuar politikisht dhe të papranueshëm.

Në reagimin e nënshkruar nga Luan Veliu, familja shprehet se vendimi, në vend që t’i dekurajojë, vetëm sa i forcon në qëndrimet e tyre përballë, siç thuhet, “politikave të padrejta dhe antishqiptare”.

Sipas reagimit, vendimi nuk do të kalojë në heshtje dhe përfaqëson një gabim të rëndë të drejtuesve të Drejtorisë së Postës së Maqedonisë së Veriut.

Familja Veliu rikujton gjithashtu përvojat e mëhershme të Lavdrim Veliut, duke pretenduar se ai, që në moshën 12-vjeçare, ishte përballur me presione dhe biseda informative nga organet e atëhershme të sigurisë. Në deklaratë thuhet se ai kishte përballuar edhe dhunë fizike gjatë ngjarjeve të 9 korrikut, pa hequr dorë nga bindjet e tij.

Në fund të reagimit, familja thekson se do të vazhdojë të qëndrojë e palëkundur në bindjet dhe qëndrimet e saj, duke mos iu nënshtruar, sipas saj, vendimeve me prapavijë politike. “Dinjiteti, e vërteta dhe qëndrueshmëria kanë qenë dhe do të mbeten busulla jonë”, thuhet në reagim.

Ja postimi plotë:

Reagim i familjes Veliu nga Sërmnova e Gostivarit

Vendimi juaj është i papranueshëm. Ai është një vendim i motivuar politikisht dhe, në vend që të na dekurajojë, vetëm sa na forcon edhe më shumë në rrugën tonë për t’u përballur me politikat që i konsiderojmë të padrejta dhe antishqiptare.

Oferta juaj nuk ishte edhe aq e keqe. Madje, po të kishit dashur ta çonit deri në fund logjikën e saj, mund t’ia kishit vënë edhe thesin në krah dhe ta nxirrnit në terren. Megjithatë, as kjo nuk do ta ndryshonte dinjitetin dhe qëndrimin e tij.

Ky vendim nuk kalon në heshtje. Keni gabuar rëndë, ju drejtues të Drejtorisë së Postës së Maqedonisë së Veriut.
Keq dhe shumë keq për ju. Për Lavdrimin është krejt e kundërta.

Keq ishte edhe atëherë kur Lavdrimi ishte vetëm 12 vjeç dhe përballej me biseda informative e presione të vazhdueshme.
Mirë dhe shumë mirë për të, sepse nuk iu nënshtrua as përkëdheljeve, as kërcënimeve të inspektorëve të DBK-së. Ai përballoi dhunën brutale të 9 korrikut, rrahjet deri në alivanosje dhe dhëmbët e thyer, por nuk u përkul.
As sot nuk do të përkulemi.

Familja Veliu do të vazhdojë të qëndrojë e palëkundur në bindjet dhe qëndrimet e saj, pa iu nënshtruar vendimeve politike dhe pa e dridhur qerpikun përballë padrejtësive. Dinjiteti, e vërteta dhe qëndrueshmëria kanë qenë dhe do të mbeten busulla jonë.
Për familjen Veliu
Luan Veliu
Gostivar, 05.08.2026

Banner

Related posts

Djali i kryeministrit Mickoski ndër fëmijët e helmuar më rëndë në shkollën “Dimo Haxhi Dimov”

Gjyla Halili

Rina Ajdari në takim me Ministren e Jashtme të Shqipërisë në Shkup: Bashkëpunimi Shqipëri–Maqedoni e Veriut, kyç për proceset politike

Gjyla Halili

“Më mirë për Tetovën”: Rritja e pragut për nënshkrime për listat e pavarura të qytetarëve vështirëson pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje

Gjyla Halili