Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Jaroslav Ludva.
Gjatë takimit, Ahmeti shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e ambasadorit Ludva në forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke ndaj perspektivës evropiane të vendit.
Bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale politike, procesin e integrimit evropian dhe sfidat me të cilat përballet vendi.
Me këtë rast, Ahmeti theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, respektimit të parimit të barazisë dhe intensifikimit të përpjekjeve për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në përfundim të takimit, Ali Ahmeti i uroi ambasadorit Jaroslav Ludva suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke shprehur besimin se miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të thellohen edhe në të ardhmen.
Ja postimi plotë:
Sot prita në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z. Jaroslav Ludva, mikun e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Shpreha mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj perspektivës evropiane të vendit tonë.
Në këtë takim vlerësuam bashkëpunimin e deritanishëm dhe shkëmbyem mendime për zhvillimet politike, integrimin evropian dhe sfidat me të cilat përballet vendi.
Nënvizova rëndësinë e ruajtjes së Marrëveshjes së Ohrit, respektimit të barazisë dhe përshpejtimit të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Ambasadorit Ludva i urova suksese në angazhimet e tij të ardhshme, me bindjen se miqësia dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen.



