AKTUALE

Ali Ahmeti uron Fitore Malajn për zgjedhjen Rektore e Universitetit “Kadri Zeka”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, ka shprehur krenarinë dhe urimin e tij për zgjedhjen e znj. Fitore Malaj në pozitën e Rektore së Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Në një mesazh urimi, Ali Ahmeti ka theksuar se kjo arritje përbën jo vetëm një sukses të rëndësishëm akademik dhe profesional, por edhe një vazhdimësi të vlerave dhe idealeve të një brezi që sakrifikoi për lirinë dhe të ardhmen e popullit shqiptar.

“Me krenari të veçantë mora lajmin se Fitore Malaj, vajza e udhëheqësit tim dhe Heroit të Kombit, Rexhep Malaj, është zgjedhur Rektore e Universitetit ‘Kadri Zeka’, institucion që mban emrin e Heroit të Kombit, Kadri Zeka”, ka shkruar Ali Ahmeti.

Sipas tij, kjo ngjarje përfaqëson një dëshmi se idealet e brezave që kontribuuan për lirinë vazhdojnë të jetojnë përmes dijes, arsimit dhe ndërtimit të institucioneve që i shërbejnë shoqërisë.

Ahmeti ka vlerësuar se pasardhësit e figurave të mëdha kombëtare po vazhdojnë rrugën e tyre përmes përgjegjësisë, përkushtimit dhe shërbimit ndaj komunitetit.

“Jam i bindur se me vizion, integritet dhe përkushtim, Fitore Malaj do ta udhëheqë Universitetin ‘Kadri Zeka’ drejt arritjeve të reja, në shërbim të studentëve, shkencës dhe zhvillimit të shoqërisë sonë”, ka theksuar Ahmeti.

Në fund të mesazhit të tij, Ali Ahmeti ka kujtuar me respekt figurat e Rexhep Malajt dhe Kadri Zekës, duke theksuar se vepra dhe idealet e tyre vazhdojnë të frymëzojnë brezat që ndërtojnë të ardhmen përmes dijes, dinjitetit dhe përgjegjësisë kombëtare.

Banner

Related posts

Mickoski-Spiropali: Duhet promovuar përpjekjet e përbashkëta drejt integrimeve evropiane

Gjyla Halili

BDI: Pendarovski e firmosi Kodin Penal me flamur europian edhe pse BE e kundërshtonte

Gjyla Halili

Kryesuesi i OSBE-së, Osmani, emëroi përfaqësuesit special të tij për sektorin joqeveritar dhe të rinjtë

admin