AKTUALE

Ali Ahmeti: Lavdi e përjetshme Komandant Rokit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në 25-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Rahim Beqiri – Komandant Roki, ka përkujtuar me nderim veprën dhe sakrificën e tij për liri.

“Kanë kaluar 25 vjet nga rënia heroike e Komandant Rokit, por vepra, guximi dhe amaneti i tij mbeten të gjalla në kujtesën tonë kolektive. Sakrifica e tij dhe e të gjithë dëshmorëve të kombit është themel i lirisë, dinjitetit dhe të arriturave tona, si dhe obligim për çdo brez që t’i ruajë dhe t’i forcojë këto vlera”, theksoi Ahmeti.

Ai shprehu respektin dhe mirënjohjen e thellë për Komandant Rokin dhe të gjithë dëshmorët e kombit, duke nënvizuar se kujtimi për ta do të mbetet i përhershëm.

“Lavdi e përjetshme Rahim Beqirit – Komandant Rokit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, përfundon mesazhi i kryetarit Ali Ahmeti.

Ja postimi plotë:

Sot shënojmë 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Rahim Beqiri – Komandant Roki. Zemra e tij pushoi së rrahuri më 2 gusht 2001, por sakrifica dhe amaneti i tij për liri, barazi e dinjitet mbeten të gjalla dhe janë obligim për çdo brez.

Me nderim përulemi para veprës së Komandant Rokit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, të cilët me flijimin e tyre hodhën themelet e të arriturave tona.

Lavdi e përjetshme Komandant Rokit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Banner

Related posts

Abazoviq akuzon rëndë qeverinë e Malit të Zi: Duan t’i zhdukin shqiptarët bashkë me Ulqinin!

Gjyla Halili

Osmani: Për lëndën “Pacienti” të PSP-së, nuk ka pasur aktakuzë, koalicioni “Vlen” nuk ka ide në këtë fushatë zgjedhore

Gjyla Halili

Shaqiri i përgjigjet Dimitrievskit: Mos u merr me deklarata politike, komuna duhet të dorëzojë planin dhe leje për ndërtimin e shkollës

admin