AKTUALE

Shqiponja shqiptare valëvitet edhe në Arabinë Saudite!

Kur një sportist shqiptar ngjitet në ring për të përfaqësuar flamurin kuqezi, ai nuk është kurrë vetëm. Pas tij qëndrojnë njerëz që besojnë, mbështesin dhe sakrifikojnë.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë miqtë, sponsorët dhe bashkëpunëtorët që kanë udhëtuar deri në Arabinë Saudite për të qenë pranë Kristian Prengës në këtë duel historik. Prania e tyre është dëshmi se suksesi ndërtohet me besim, miqësi dhe përkushtim.

Mirënjohje të veçantë për Elvis Prendin, pronarin e “Prendi Il Coffee”, i cili me mbështetjen e tij tregon se bizneset shqiptare dinë të qëndrojnë pranë sportit dhe vlerave kombëtare.

Falënderim edhe për të gjithë grupin e tifozëve dhe mbështetësve që, pavarësisht distancës, kanë zgjedhur të jenë aty ku rreh zemra shqiptare.

Shqiponja e bërë me duar në këtë fotografi është simbol i bashkimit tonë. Ajo na kujton se, kudo në botë, shqiptarët dinë të bëhen një familje kur njëri prej tyre ngjitet në ring për nderin e flamurit.

Suksese Kristian Prengës! Zoti e bekoftë atë dhe të gjithë ata që e mbështesin me zemër. Forca Shqipëri! 🇦🇱🥊

Banner

Related posts

Lladrovci për heroin Luan Haradinaj: Të gjallët që ishim me të, na mbetet të dëshmojmë se UÇK-ja kishte Luan!

Gjyla Halili

Aliti në Klan M: Rivotimi i sotëm një tendencë për falsifikim të vullnetit të popullit nga VMRO-VLEN dhe LSDM

Gjyla Halili

Taravari takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Gjyla Halili