Lajme

Kostovski: Komuna e Butelit shpërblen me nga 15.000 denarë çdo punëtor që ndihmoi gjatë fatkeqësisë natyrore

Komuna e Butelit ka marrë vendim që të ndajë nga 15.000 denarë për secilin punëtor që ishte i angazhuar në terren gjatë përballjes me pasojat e motit të lig dhe ndihmoi qytetarët në momentet më të vështira. Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës, Darko Kostovski, duke theksuar se ky është një gjest mirënjohjeje për përkushtimin, sakrificën dhe punën e palodhur të tyre.

Kostovski shprehu falënderim të veçantë edhe për Këshillin e Komunës së Butelit, i cili e mbështeti njëzëri këtë vendim. Sipas tij, punëtorët që qëndruan në vijën e parë gjatë fatkeqësisë meritojnë respekt dhe vlerësim konkret për kontributin e tyre në mbrojtjen e qytetarëve dhe rikthimin e normalitetit në komunë.

Banner

Related posts

Hoxha: Po shqyrtojmë vërejtjet për Propozim-ligjin për Natyrën, pasojnë debate publike

Admin2

Terror në festivalin në SHBA, dy të armatosur shkëmbejnë zjarr në mes të turmës, 12 të plagosur

Admin2

Autoritetet në Bahrein thonë se sulmet iraniane janë një përshkallëzim i rrezikshëm

Admin2