AKTUALE

PRANIMI I VLEN-IT SE ËSHTË “TMERRËSISHT I DOBËT” NË QEVERI ËSHTË ALARM PËR ÇDO SHQIPTAR

Pranimi publik nga përfaqësues të VLEN-it se janë “tmerrësisht të dobët” brenda Qeverisë nuk është arsyetim, por dëshmi e dështimit të plotë politik.

Në një kohë kur rajoni po ecën përpara, Maqedonia e Veriut po mbetet gjithnjë e më e izoluar, ndërsa pozita politike dhe institucionale e shqiptarëve po degradohet çdo ditë. Përfaqësimi po zvogëlohet, gjuha shqipe po përjashtohet, institucionet po mbyllen për shqiptarët dhe çdo arritje e ndërtuar ndër vite po vihet në pikëpyetje.

VLEN-i nuk mund të arsyetohet me forcën e VMRO-DPMNE-së. Qytetarët kanë të drejtë të pyesin: nëse jeni kaq të dobët, përse vazhdoni të qëndroni në Qeveri dhe kujt po i shërben pjesëmarrja juaj?

Në të njëjtën kohë, opinioni publik kërkon përgjigje serioze për akuzat gjithnjë e më të shpeshta për përqendrimin e ndikimit ekonomik, tenderëve dhe interesave të biznesit rreth rrethit të ngushtë familjar e politik të Izet Mexhitit në Shkup dhe më gjerë. Këto dyshime duhet të marrin përgjigje transparente dhe institucionale.

Ky kombinim i dobësisë politike, degradimit të pozitës së shqiptarëve dhe dyshimeve për përfitime private është alarm që duhet ta mobilizojë secilin qytetar.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për përfaqësues që e pranojnë pafuqinë e tyre. Kanë nevojë për përfaqësim që mbron interesin politik, dinjitetin dhe barazinë e tyre.

Banner

Related posts

Ahmeti: Në BDI lejohet mendimi ndryshe, por ata e kanë gabim

admin

Ja kur do të falet namazi i Kurban Bajramit!

Gjyla Halili

Pas humbjes së Arben Taravarit dhe fitores së Bujar Osmanit/ Çitaku i thotë Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin

Gjyla Halili