Lajme

Mexhiti nga Gostivari: Garantimi i ujit të pijshëm është detyrim themelor i institucioneve përcjell Zhurnal.mk .

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar se sigurimi i ujit të pijshëm është një e drejtë elementare e qytetarëve dhe një nga detyrimet më themelore të institucioneve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti njoftoi se ka qëndruar në Gostivar, ku zhvilloi një takim në Komunën e Gostivarit për t’u njohur nga afër me situatën e krijuar dhe masat që po ndërmerren për tejkalimin e saj.

Ai bëri të ditur se, në cilësinë e nënkryetarit të BNJVL-së, ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e nevojshme institucionale, me qëllim që kjo krizë të menaxhohet sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja për qytetarët.

Sipas Mexhitit, prioritet mbetet mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, sigurimi i furnizimit me ujë të sigurt dhe koordinimi i të gjitha institucioneve për t’iu përgjigjur me efikasitet situatës së krijuar.

“Në momente si këto, qytetarët kanë nevojë për institucione që veprojnë, bashkëpunojnë dhe marrin përgjegjësi. Jam i bindur se me koordinim të plotë ndërinstitucional dhe me mbështetje të ndërsjellë do ta tejkalojmë këtë situatë sa më shpejt, duke rikthyer normalitetin dhe sigurinë për çdo familje në Gostivar”, ka shkruar Mexhiti. përcjell Zhurnal.mk .

Banner

Related posts

Rina Ajdari: Do ta bllokojmë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, neni për përkatësinë etnike është i papranueshëm

Admin2

Mexhiti: Rreth 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare në dy vitet e fundit, ndryshim historik në zhvillimin e infrastrukturës

Admin2

Hoxha takim me homologen bullgare: Zgjerim i bashkëpunimit, korridori VIII, potencial për zhvillimin ekonomik në Evropën Juglindore

Admin2