AKTUALE

Izet Mexhiti shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit në Hani i Elezit–Bllacë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të jetës së Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën në aksidentin e rëndë pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë.

Në reagimin e tij, Mexhiti tha se lajmin e kishte pranuar me dhimbje të thellë, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi që ka prekur të gjithë.

“Familjarëve, të afërmve dhe miqve të tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, theksoi ai.

Mexhiti bëri të ditur se institucionet janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës për të siguruar përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme dhe kthimin e trupave të pajetë në Republikën e Kosovës.

Në fund të mesazhit të tij, kryetari i Komunës së Çairit uroi që viktimat të prehen në paqe.

Ja postimi plotë:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën në aksidentin pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë.

Kjo tragjedi e rëndë na ka lënë të gjithëve me një ndjenjë të thellë pikëllimi.

Familjarëve, të afërmve dhe miqve të tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Njëkohësisht, jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës për të siguruar përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme dhe kthimin e trupave të pajetë në Republikën e Kosovës.

U prehshin në paqe.

Banner

Related posts

Kryetari Alternativës Ibrahimi, takoi Shefin e Misionit të OSBE-së,Kilian Wahl

Gjyla Halili

Mexhiti thotë VLEN-i është përfaqësues legjitim i shumicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Mexhiti për vizitë në ndërmarrjen Rusino në Gostivar

Gjyla Halili