AKTUALE

BDI: Mimoza Musa- simboli i hipokrizisë së VLEN-it: babai- i pari,  barazia gjinore- ZERO

Kur VLEN kërkonte vota, Mimoza Musa fliste për meritokraci, transparencë dhe barazi gjinore. Sot, pasi morën pushtetin, qytetarët shohin se gjithçka ishte një mashtrim i madh elektoral.

Edhepse premtonte punësim sipas meritës, sot është e njohur për emërimin e babait të saj, Arif Musa, tashmë pensionist, në Bordin e Bankës Zhvillimore. Kjo është “meritokracia” e VLEN-it: babai- i pari!

Po aq e turpshme është heshtja e saj për përjashtimin e grave nga pushteti. Gjatë rikonstruimit të Qeverisë, VLEN, që kontrollon gjashtë ministri, nuk arriti dhe as nuk kërkoi që të paktën një grua të emërohej ministre. Mimoza Musa, si nënkryetare e VLEN-it, nuk tha asnjë fjalë. Vetëm heshti sepse ishte e angazhuar për ta vendosur babain-tashmë pensionist në bord. As nuk i mbrojti gratë. As nuk i mbrojti parimet që i propagandonte. Zgjodhi të mbrojë kolltukun. Dhe babain!

Kjo heshtje bie ndesh me çdo premtim që VLEN ua dha grave dhe qytetarëve. Në programin e tyre zgjedhor ata zotoheshin për:

* kuotë prej 40% të grave në të gjitha pozicionet e emëruara;
* favorizim të gjinisë më pak të përfaqësuar në konkurset me pikë të barabarta;
* punësim mbi bazën e meritës dhe jo të librezës partiake;
* transparencë të plotë në punësime dhe shqyrtim publik të çdo ankese.

Asnjë prej këtyre nuk u realizua!

Në vend të kuotës 40% për gratë, sollën 0 ministre.

Në vend të meritokracisë, emëruan familjarët, kurse Mimoza Musa emëroi babain- pensionist!

Mimoza Musa nuk ka më asnjë kredibilitet moral të flasë për meritokraci, barazi gjinore apo transparencë. Sepse faktet flasin më fort se propaganda: nepotizmi për babain-pensionist në bord, heshtja për gratë dhe mashtrimi për qytetarët.

Banner

Related posts

Për reforma sistematike na duhen 80 deputetë në Kuvend dhe për këtë do t’u japim mundësi të gjithëve, paralajmëroi Mickoski

Gjyla Halili

Mbi 6 mijë të huaj morën leje pune në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Ne ende e kemi Ali Ahmetin lider, ai është figura kryesore, themelues dhe është rëndë ta mendojmë BDI-në pa të

admin