AKTUALE

Kooperativa “SHARRI” dhe MAZZ organizojnë shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Kooperativave 2026

🌿🐑 JU FTOJMË TË JENI PJESË E “DITËS NDËRKOMBËTARE TË KOOPERATIVAVE 2026” 🐑🌿

Me kënaqësi të veçantë, Kooperativa Bujqësore për Blegtori Tradicionale “SHARRI” – Tetovë, në bashkëpunim me Asociacionin e Kooperativave Bujqësore të Maqedonisë së Veriut (MAZZ), Ju fton të merrni pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Kooperativave 2026.

Le ta festojmë së bashku fuqinë e bashkëpunimit, zhvillimin rural dhe vlerat e blegtorisë tradicionale, në një nga vendet më të bukura të Malit Sharr.

📅 18 korrik 2026 (e shtunë)
🕙 Ora 10:00
📍 Stanet e Biofarmës “1 Maji”, Ceri Pashina – Mali Sharr

Programi përfshin:
🐑 Ceremoninë solemne të hapjes;
🏅 Ndarjen e mirënjohjeve për kooperativat më të suksesshme;
🧀 Ekspozitë dhe promovim të produkteve tradicionale;
🤝 Takime me fermerë dhe përfaqësues të kooperativave;
🍽️ Drekë tradicionale me specialitete autentike të Malit Sharr;
🏞️ Vizitë të organizuar te Ujëvarat e Leshnicës.

Ejani të dëshmojmë se kooperativat janë ura që lidhin traditën me të ardhmen, fermerin me tregun dhe njerëzit me njëri-tjetrin.

Mirë se vini!

Banner

Related posts

Ratkoceri: Më 8 maj fitorja e Frontit Europian do të jetë më e thellë! BDI do të bëj diferencë të madhe…

Gjyla Halili

Bajrami i dërgon porosi Taravarit nga Struga: Do jau fikim dritat

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Kanë kërkuar të më vr’asin politikisht. Ore, hiqni dorë!

Gjyla Halili