Lajme

Bashkëshorti i saj mbeti i varur jashtë avionit, gruaja serbe kërkon shqiptarin që e ndihmoi ta shpëtonte

Një fluturim i Ryanair nga Selaniku drejt Memmingenit në Gjermani u kthye në një skenë tmerri vetëm pak minuta pas ngritjes, kur një problem në motor u shoqërua me dëmtimin e një dritareje dhe dekompresimin e menjëhershëm të kabinës. Avioni Boeing 737-800 operohej nga Malta Air, kompani e grupit Ryanair.

Në vendin pranë dritares ndodhej 61-vjeçari Ljubisha Karoviç. Forca e ajrit e tërhoqi drejt hapësirës së krijuar, duke i nxjerrë jashtë kokën, shpatullat dhe një pjesë të trupit. Rripi i sigurimit rezultoi vendimtar, pasi e pengoi të dilte plotësisht jashtë avionit.

Bashkëshortja e tij, Svetlana Grković, reagoi menjëherë duke e kapur nga këmbët. Për rreth dy minuta, ajo nuk e lëshoi, ndërsa dy pasagjerë të tjerë iu bashkuan për ta tërhequr sërish brenda kabinës.

Kur u thye dritarja, presioni e tërhoqi Ljubišën. Mendova: ‘Nëse do të vdisnim, do të vdisnim bashkë’”, tregoi ajo për median serbe Nova. Sipas Grković, bashkëshorti i saj humbi ndjenjat disa herë gjatë momenteve dramatike.

Në kabinë shpërtheu paniku. Pasagjerët dëgjuan një zhurmë të fortë, ndërsa maskat e oksigjenit ranë nga tavani dhe avioni nisi të humbiste lartësi. Disa prej tyre menduan se mjeti po rrëzohej.

Avioni u rikthye dhe u ul normalisht në aeroportin e Selanikut. Karović u dërgua në spital me dëmtime në qafë, shpatulla dhe dorë, si dhe djegie nga fërkimi. Bashkëshortja tha se ai vijon të jetë në gjendje të rëndë, nuk komunikon dot normalisht dhe kujton shumë pak nga incidenti.

Grković falënderoi pasagjerët që i ndihmuan, duke veçuar një burrë për të cilin mendon se ishte shqiptar.

“Ai na ndihmoi shumë. Nuk ia di emrin, por do të doja ta takoja dhe ta falënderoja personalisht”, u shpreh ajo.

Shkaku i saktë i incidentit mbetet nën hetim. Ryanair ka konfirmuar se një dritare u shkëput gjatë fluturimit, ndërsa NTSB është njoftuar për një problem në motorin e djathtë dhe dekompresim të kabinës.

Banner

Related posts

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Admin2

Rama thirrje protestuesve: Unë jam miku, jo armiku yt

Admin2

Aeroporti i Vlorës, Pacolli thirrje SPAK për hetim: Na kanë vjedhur

Admin2