AKTUALE

Nik Gjeloshaj: Sot në Kuvendin e Komunës do të sqarohen të gjitha dilemat rreth ndarjes së pasurisë dhe territorit

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka bërë të ditur se, me kërkesën e anëtarëve të Komisionit për ndarjen e pasurisë dhe territorit me Kryeqytetin e Podgoricës, në seancën e sotme të Kuvendit të Komunës do të shqyrtohet informacioni dhe do të zhvillohet debat lidhur me këtë proces.

Sipas Gjeloshajt, gjatë seancës do të paraqiten fakte dhe argumente që, siç theksoi ai, dëshmojnë se pretendimet për nënshkrimin ose lënien jashtë territorit të Komunës të vendbanimeve si Rakiqi, Kakarriqi, Rabraji, Luhari dhe të tjera janë të pavërteta.

“Do të bisedojmë hapur me përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve dhe do të dëshmojmë se këto pretendime janë vetëm shpifje dhe dezinformata të fabrikuara,” ka deklaruar Gjeloshaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve ta ndjekin transmetimin e drejtpërdrejtë të seancës së Kuvendit të Komunës, e cila do të transmetohet në TV Boin, duke filluar rreth orës 12:00.

Ja postimi plotë:

Me kërkesën tonë, si anëtarë të Komisionit për ndarjen e pasurisë dhe territorit me Kryeqytetin e Podgoricës, sot në rendin e ditës të Kuvendit të Komunës do të jetë informacioni dhe diskutimi për këtë proces.

Besoj se, në mënyrë shumë të qartë dhe të drejtpërdrejtë, do të bisedojmë me përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve dhe do të dëshmojmë se janë vetëm shpifje dhe gënjeshtra të sajuara në kuzhina të ndryshme pretendimet se janë nënshkruar apo lënë jashtë Komunës vendbanimet tona, si Rakiqi, Kakarriqi, Rabraji, Luhari dhe të tjera.

Na ndiqni sot rreth orës 12:00 në transmetimin e drejtpërdrejtë të seancës përmes TV Boin.

Banner

Related posts

REISUL ULEMA MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT “TËRMETI I VITIT 1963 – SHPËRFYTYRIM I SHKUPIT” NGA AUTORI DR.PROF. SKENDER HASANI

admin

Bdi: Diskriminim etnik në ndarjen e projekteve, STOILKOVIQ FSHIN SHQIPTARËT! Heshtja është bashkëfajësi!

Gjyla Halili

Mucunski: Delegacioni i VMRO-DPMNE-së në krye me Mickoskin në Kongresin e PPE-së po punon në afirmimin e pozicioneve të Maqedonisë në kontekstin e BE-së

Gjyla Halili