AKTUALE

Bdi: Në Ministrinë e Mbrojtjes, 10 nga 10 drejtorë janë maqedonas, alarm serioz për përjashtimin e shqiptarëve nga sistemi i sigurisë

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë se të dhjetë drejtorët e Ministrisë janë maqedonas, ndërsa asnjë shqiptar nuk ushtron funksion drejtues në nivel drejtorie.

Ky disproporcion paraqet një goditje të rëndë ndaj parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, një nga shtyllat mbi të cilat është ndërtuar stabiliteti institucional dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Sektori i sigurisë dhe mbrojtjes kërkon besim të ndërsjellë, balancë dhe përfshirje të të gjitha komuniteteve. Përjashtimi i shqiptarëve nga nivelet ku merren vendimet strategjike cenon këtë besim, krijon ndjenjë margjinalizimi dhe dëmton karakterin multietnik të institucioneve që kanë përgjegjësi për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Edhe më shqetësuese është heshtja e Vlen-it. Për më shumë se dy vit enë pushtet, përfaqësuesit e tij nuk kanë arritur të mbrojnë as përfaqësimin minimal të shqiptarëve në institucionet kyçe të sigurisë. Mungesa e rezultateve dëshmon paaftësi për të mbrojtur interesin shqiptar dhe një kapje që i ka lënë pa zë përballë vendimeve diskriminuese.

Përfaqësimi i drejtë në institucionet e sigurisë nuk është çështje statistikash. Është garanci për besimin, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë të shtetit.

Banner

Related posts

Bastisje në Shkup, arrestohen persona nga Gërçeci dhe Gjevgjelia

admin

Azir Aliu do të marrë karrigen e Taravarit në kujdesin shëndetësor

Gjyla Halili

Turqia goditet nga një tërmet

Gjyla Halili