Lajme

Qamili: Përfunduam pjesën e parë të listës për riemërtimin e rrugëve në Tetovë

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, njëherësh këshilltar komunal nga VLEN dhe kryetar i Komisionit për riemërimin e rrugëve, Albi Qamili, ka njoftuar se është përmbyllur mbledhja e dytë e Grupit të Punës për Riemërtimin e Rrugëve, ku është konfirmuar pjesa e parë e listës së emrave të propozuar për rrugët e qytetit.

Përmes një postimi në facebook, Qamili thekson se procesi synon t’i japë Tetovës emra që, sipas tij, pasqyrojnë historinë, kulturën dhe identitetin e qytetit.

Postimi i plotë:

“Rrugë dinjitoze me emra dinjitoz, Tetova po ndryshon!

Sot përfunduam mbledhjen e dytë të Grupit të Punës për Riemërtimin e Rrugëve ku kemi konfirmuar pjesën e parë të listës së emrave të propozuar për rrugët e qytetit tonë.

Nga Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Vëllezërit Frashëri, deri te Kadareja e Migjeni, janë emrat e rinj që do të vendosen në rrugët e Tetovës.

Gjithashtu përfshihen personalitete që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën kulturore, arsimore e sportive të Tetovës, si shkrimtarët Murat Isaku e Abdylazis Islami, dirigjenti Gani Jahja dhe futbollisti Haqim Memedi.

Rrugët ku jetojnë bashkëqytetarët tanë maqedonas nuk do të mbajnë më emra jugosllavë, por emra të figurave të historisë dhe kulturës maqedonase, si Kërste Petkov Misirkov dhe të tjera.

Me këtë fillojmë zgjidhjen e një çështje të lënë pas dore prej vitesh, për të cilën ne si udhëheqësi kemi punuar për një kohë të gjatë”, ka shkruar Qamili.

Banner

Related posts

Miloshoski: Propozimi francezo-gjerman për integrim fazor në BE është i sinqertë dhe i guximshëm

Admin2

Ali Ahmeti nga Kërçova: Energjia që pashë sonte më bën optimist për fitoret që na presin

Admin2

Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

Admin2