Lajme

Ministrja serbe vuan se pse “nuk i ka pastruar” shqiptarët në luftën e Kosovës

Gjatë një interviste të dhënë dje për median serbe Kurir, ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta.

Mnistrja në qeverinë e Vuciqit, tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviq, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

“Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, deklaroi ministrja serbe gjatë intervistës.

Gjatë luftës së viteve 1998–1999, forcat serbe kryen masakra, vrasje dhe dëbime masive të popullsisë civile shqiptare. Mbi një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra civilë u vranë ose u zhdukën.

Deklarata e saj është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të ashpra./KP

Banner

Related posts

Takim lamtumirës mes Camajt dhe ambasadorit të Egjiptit, theksohet partneriteti dypalësh

Admin2

Zbardhet krijimi i “Korporatës Aruba”, SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

Admin2

Rrëzohet aeroplani në Francë, humbin jetën 11 persona

Admin2