AKTUALE

Themelohet Shoqata Kulturore “Oda Kërçovare” në Kërçovë

Kërçova është pasuruar me një organizim të ri kulturor, Shoqata Kulturore “Oda Kërçovare”, e cila do të veprojë në shërbim të ruajtjes dhe promovimit të kulturës, traditës, folklorit dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

Shoqata synon të organizojë aktivitete kulturore, artistike dhe edukative, duke bashkuar krijues, artistë dhe veprimtarë në projekte që i shërbejnë Kërçovës dhe mbarë komunitetit.

Në krye të shoqatës është zgjedhur Argjend Lika, i mbështetur nga një ekip prej 15 anëtarësh nga Kërçova dhe diaspora, të bashkuar me vullnet për t’i dhënë jetë projekteve kulturore me interes të përgjithshëm.

Ndër aktivitetet e para të shoqatës është organizimi i Kërçova Fest, ndërsa në të ardhmen synohen edhe shumë iniciativa të tjera në shërbim të promovimit dhe zhvillimit të kulturës dhe traditës kërçovare.

Na priftë e mbara! Së bashku ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta promovojmë kulturën kërçovare, sepse Kërçova na bashkon të gjithëve.

Banner

Related posts

Veliçkova: Vërtetimet nga gjykatat qytetarët do të mund ti marrin në mënyrë elektronike

Gjyla Halili

Qyteti i Shkupit vazhdon me realizimin e projektit të madh që rezulton nga programi” Për Shkupin modern”

Gjyla Halili

Letra e Ahmetit, Mexhiti: Muhabete boshe që i kemi dëgjuar në të kaluarën!

Gjyla Halili