AKTUALE

Sinishtaj: Jo vota për antishqiptarët, kanë qëllime të errëta ndaj Malësisë!

Kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë, Vilson Sinishtaj, ka goditur traditën e shëmtuar të koalicionit të partive shqiptare me ato malazeze, duke injoruar bllokun e partive e shoqatave shqiptare, të unifikuara në “Forumin Shqiptar”.

Z. Sinishtaj ka deklaruar se “ata që nuk duan që shqiptarët të jenë Zot shtëpie në vend të vetë, janë bashkuar me malazezët dhe boshnjakët, me të cilët nuk kemi absolutisht asgjë të përbashkët dhe asgjë nuk ka lidh”.

Deklarata e plotë e z. Sinishtaj:

Sistemi komunist mund të ketë vdekur, por ideja antishqiptare e vëllazërim-bashkimit duket se ka mbijetuar mes disave në Malësinë tonë. Ata që nuk duan që shqiptarët të jenë Zot shtëpie në vend të vetë, janë bashkuar me malazezët dhe boshnjakët, me të cilët nuk kemi absolutisht asgjë të përbashkët dhe asgjë nuk ka lidh.
Si mund të jetë, për një shqiptar, më i dashur dhe më i afërt dikush që e ka nënçmuar dhe shtypur sistematikisht me shekuj të tëre, sesa vëllai i tij dhe gjaku i tij?!
Siç thashë, asgjë nuk na lidh me malazezët dhe boshnjakët, por mendoj se të gjithë e dimë se çfarë e lidh këtë grup në fjalë, “qendra” famëkeqe shtetrore, anti Shqiptare që ka vetëm qëllime të errëta ndaj Malësisë.
Turp tu vijë!

Banner

Related posts

Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi Ministrin për të drejtat e njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi Fatmir Gjeka

Gjyla Halili

Diaspora infuzion ekonomik për Maqedoninë e Veriut

admin

Në Rosoman dhe Demir Kapi filloi votimi për zgjedhjet presidenciale

Gjyla Halili

Leave a Comment