AKTUALE

GOSTIVARI NË EPOKËN E ALI AHMETIT E VALËVIT I LIRË FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR NË MAQEDONINË E VERIUT

Gostivari legjendar i grykës së Vardarit, në Republikën jugosllave të Maqedonisë, ishte në të kaluarën qyteti shqiptar simbol i flamurit kombëtar i tillë është dhe mbetet edhe në Maqedoninë e Veriut!

Terrori pushtues dhe antishqiptar i Maqedonisë antishqiptare të Titos, Mojsovit, Kolishevskit e Gligorovit, kurrë nuk u ndal, ashtu sikur nuk u ndal edhe më 9 Korrik 1997, në kohën e valëvitjes së flamurit kombëtar në Gostivarin liridashës të Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit!

Por po të mos gjëmonin pushëkt dhe bombat e njesiteve dhe formacioneve të armatosura të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të komanduara nga luftëtarët trima e sypatrembur që në ballë të tyre kishin Kryekomandantin lavdimadh, strategun Ali Ahmeti, kurrë nuk do të valonte i lirë, flamuri në kalanë e kombit siç është qyteti emërmadh Gostivari flamurtarë!

Vetëm pas epokës lavdimadhe të luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare Kombetare të Gjeneral Ali Ahmetit, në Gostivarin legjendar të përleshjes historike, plagosjeve, vrasjeve e burgosjeve për flamur shqiptar, valëvitet i lirë e triumfatorë flamuri kombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 9 Korrik 2026!

Banner

Related posts

FAKIRI  NË SISTEMIN E SUFIZMIT EKLEKTIK

Gjyla Halili

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes Komunës së Sarajit dhe Univerzitetit Ndërkombëtar Balkanik

Gjyla Halili

KUR RASTËSIA TA SJELL HISTORINË PËRBALLË -TAKIM ME PRINDËRIT E SHOKUT TIM TË ILEGALITETIT HALIT KRASNIQI

Gjyla Halili