AKTUALE

Arbër Ademi: Jeton Shasivari u shndërrua në mburojë e VMRO-së dhe zëdhënës i pushtetit kundër shqiptarëve

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj profesorit Jeton Shasivari, duke e cilësuar atë si “milenik të çdo pushteti” dhe duke e akuzuar se është vënë në shërbim të VMRO-së, presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe profesoreshës Tatjana Karakamisheva.

Sipas Ademit, Shasivari nuk po mbron interesat e shqiptarëve, por po justifikon politikat e pushtetit që, sipas tij, po dëmtojnë pozitën e tyre, ndërsa sulmet i ka përqendruar ndaj kryetarit të BDI-së për të dëshmuar besnikëri ndaj pushtetit aktual.

“Njerëzit që postet publike i shohin si mision janë të rrallë. Ka edhe nga ata që i shohin si shpërblim për nënshtrim. Prandaj nuk është çudi që sot mbron Karakamishevën, Siljanovskën dhe VMRO-në, ndërsa nesër do të mbrojë këdo që i garanton kolltukun”, deklaroi Ademi.

Në reagimin e tij, ai e cilësoi Shasivarin si “kërmill politik” që, sipas tij, “zvarritet pas pushtetit”, duke shtuar se historia nuk i fal ata që, për interesa personale dhe karrierë, shkelin mbi interesat dhe dinjitetin e popullit shqiptar.

Deklarata e Ademit vjen në kuadër të përplasjeve të vazhdueshme politike mes BDI-së dhe përfaqësuesve që mbështesin qeverinë aktuale, në një periudhë tensionesh të shtuara për çështjet që prekin pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ja postimi plotë:

“Mileniku” i të gjitha pushteteve, sot i Karakamishevës, Siljanovskës dhe VMRO-së, doli sërish të llomotisë. Jo për të mbrojtur shqiptarët, por për të mbrojtur dëmin që pushteti po ua shkakton atyre. Dhe, si zakonisht, shigjetat i drejton ndaj kryetarit të BDI-së, sepse aty ia kërkon shefi dëshminë-besnikërinë.

Ka njerëz që postin e gjykatësit kushtetues apo të ministrit e shohin si mision. Ky e sheh si shpërblim për nënshtrim. Prandaj nuk habit fakti që sot mbron Karakamishevën, Siljanovskën e VMRO-në, ndërsa nesër do të mbrojë këdo që i garanton kolltukun.

Kërmijtë politikë nuk ecin me bindje, por zvarriten pas pushtetit, duke lënë gjurmë mbi çdo interes shqiptar që u del përpara. Historia na ka mësuar se askush nuk i rehabiliton ata që, për karrierë personale, shkelin mbi dinjitetin e popullit të vet.

Banner

Related posts

VLEN: Bashkimi ynë e çon politikën e vjetër në koshin e historisë

Gjyla Halili

Moti në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu

Gjyla Halili

Në Graz përkujtohet Epopeja e UÇK-së, Lladrovci: Epopeja prodhoi Republikën e Kosovës!

Gjyla Halili