Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka bërë të ditur se territori i Komunës së Tuzit, i përcaktuar me Ligjin për organizimin territorial të Malit të Zi, mbetet i pandryshuar që nga themelimi i komunës.Sipas tij, gjatë viteve janë paraqitur iniciativa dhe kërkesa të ndryshme për ndryshimin e kufijve administrativë, por territori i Komunës së Tuzit është mbrojtur me sukses dhe nuk ka pësuar ndryshime.Gjeloshaj theksoi se edhe përfaqësuesit e Komunës së Tuzit kanë paraqitur kërkesa të caktuara gjatë procesit të shqyrtimit të kufijve administrativë, detaje të të cilave do të bëhen publike në vijim.“Orientimi ynë ka qenë që kudo ku jetojnë shqiptarë, ata të jenë pjesë e Malësisë. Megjithatë, në disa raste kjo nuk ka qenë e mundur, pasi përfshirja e atyre familjeve do të nënkuptonte përfshirjen e një numri shumë më të madh banorësh joshqiptarë, të cilët nuk kanë lidhje me Malësinë dhe as nuk kanë shprehur vullnetin për të qenë pjesë e saj”, u shpreh ai.Ai shtoi se përmes këtij procesi është ruajtur struktura kombëtare shqiptare në Malësi, duke respektuar të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Malit të Zi dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave.Deklarata është nënshkruar nga anëtarët e Komisionit të Arbitrazhit në emër të Komunës së Tuzit: Nik Gjeloshaj, Emin Haxhi dhe Nermin Alibashiq.Ja postimi plotë:Teritori i konfirmuar i Komunës së Tuzit është ai që paraqitet në foto dhe mbi këtë territor Komuna e Tuzit funksionon që nga themelimi i saj, në bazë të Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi.Gjatë viteve ka pasur tentativa dhe kërkesa të ndryshme për ndryshimin e kufijve administrativë, por territori i Komunës së Tuzit është mbrojtur dhe ka mbetur i pandryshuar.Edhe nga ana jonë janë paraqitur kërkesa të caktuara gjatë procesit, të cilat do t’i prezantojmë dhe sqarojmë në mënyrë të detajuar në shkrimet e ardhshme.Orientimi ynë ka qenë që kudo ku jetojnë shqiptarë, ata të jenë pjesë e Malësisë. Megjithatë, në disa zona kjo ka qenë e pamundur, sepse përfshirja e atyre familjeve do të nënkuptonte përfshirjen e një numri shumë më të madh banorësh joshqiptarë, të cilët as nuk kanë lidhje me Malësinë dhe as nuk e shprehin vullnetin për të qenë pjesë e saj.Me këtë proces kemi siguruar që të mos ndryshohet struktura nacionale shqiptare në Malësi, si një e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Malit të Zi dhe me konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.Anëtarët e Komisionit të Arbitrazhit në emër të Komunës së Tuzit:Nik Gjeloshaj
Emin Haxhi
Nermin Alibashiq
