Një zyrtare e lartë amerikane vjen këtë javë për çështjen e afganëve që ndodhen në vendin tonë. Ndihmës Sekretarja Amerikane për Byronë e Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit, Julieta Valls Noyes, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, do ndalet në Doha, Katar dhe Tiranë e Shëngjin të Shqipërisë.
Ajo do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe partnerë të organizatave ndërkombëtare mbi përpjekjet tona për përpunimin e refugjatëve dhe me afganët që presin zhvendosjen në Shtetet e Bashkuara. Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka mirëpritur refugjatët Afganë.
Për rolin që Shqipëria ka luajtur për shpëtimin e refugjatëve afganë, duke ofruar për ta strehim, arsimim, shërbime mjekësore, e mbështetje psikosociale, Kryeministri Rama është nderuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me çmimin e solidaritetit nga Organizata “Vital Voices Global Partnership”, e drejtuar nga ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton. Çmimi iu dorëzua Ramës nga Clinton, në një ceremoni të posaçme në SHBA.
Shqipëria premtoi të marrë përkohësisht deri në 4,000 afganë. Për herë të parë, avioni me 121 refugjatë afganë do të ulej zyrtarisht në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të 27 gushtit 2021. Mes tyre, 11 foshnja, ndërsa strehimi I tyre u bë në disa zonë në Shqipëri, duke nisur nga kryeqyteti e deri te qytetet bregdetare.