AKTUALE

Festim Halili emërohet anëtar i Bordit Editorial të revistës ndërkombëtare J.UCS

Profesori Festim Halili është emëruar anëtar i Bordit Editorial të revistës prestigjioze ndërkombëtare Journal of Universal Computer Science (J.UCS), e mbështetur nga Graz University of Technology (TU Graz) në Austri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Halili përmes një njoftimi publik, duke e cilësuar këtë emërim si një nder dhe përgjegjësi të veçantë në karrierën e tij akademike.

J.UCS konsiderohet një nga revistat më të njohura në fushën e shkencave kompjuterike dhe është e indeksuar në databaza prestigjioze ndërkombëtare si Web of Science (SCIE), Scopus, DBLP, DOAJ dhe CrossRef. Revista publikon kërkime origjinale me standarde të larta shkencore dhe me qasje të hapur, duke shërbyer si platformë globale për promovimin e njohurive dhe inovacionit.

Me këtë rast, Halili ka ftuar profesorët, studiuesit, doktorantët dhe hulumtuesit e rinj që të konsiderojnë publikimin e punimeve të tyre shkencore në këtë revistë të respektuar ndërkombëtare.

“Le të kontribuojmë së bashku në avancimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit përmes publikimeve cilësore dhe bashkëpunimit akademik ndërkombëtar”, ka theksuar ai.

Ky emërim vlerësohet si një arritje e rëndësishme profesionale, e cila njëkohësisht përfaqëson një promovim të potencialit akademik shqiptar në arenën ndërkombëtare të kërkimit shkencor.

Ja postimi plotë:

🔔Kam kënaqësinë të ndaj me ju miq, se jam emëruar anëtar i Bordit Editorial të revistës ndërkombëtare shkencore Journal of Universal Computer Science (J.UCS), një revistë prestigjioze e mbështetur nga Graz University of Technology (TU Graz), Austri.
J.UCS është një nga revistat më të njohura në fushën e shkencave kompjuterike, e indeksuar në Web of Science (SCIE), Scopus, DBLP, DOAJ, CrossRef dhe shumë databaza të tjera ndërkombëtare. Revista publikon kërkime origjinale me standarde të larta shkencore dhe me qasje të hapur (Open Access), duke ofruar një platformë globale për shpërndarjen e njohurive dhe inovacionit.
📌Me këtë rast, ftoj dhe inkurajoj kolegët profesorë, studiuesit, doktorantët, studentët e ciklit të dytë dhe të tretë, si dhe të gjithë hulumtuesit e rinj që të konsiderojnë dërgimin e punimeve të tyre shkencore në këtë revistë të respektuar ndërkombëtare.
Le të kontribuojmë së bashku në avancimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit përmes publikimeve cilësore dhe bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.

Banner

Related posts

Në Kuvend seancë për pyetje të deputetëve

Gjyla Halili

Grubi: Lajm i mirë nga SHBA për propozim emërimin e John Ratcliffe në krye të agjencisë amerikane CIA

Gjyla Halili

Kurti viziton BIK-un për festën e Kurban Bajramit, gjatë ditës pritet t’i takojë edhe policët e liruar

admin