AKTUALE

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, z. Atdhe Hetemi, priti në takim Kryetarin e Organizatës “El Hilal”, z. Behixhudin Shehapi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit, z. Hetemi shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e çmuar humanitar që Organizata “El Hilal” ka dhënë gjatë luftës në Kosovë, veçanërisht në mbështetjen dhe ndihmën e ofruar për qytetarët e Kosovës të dëbuar me forcë dhe të strehuar në Maqedoninë e Veriut.Po ashtu, ai e falënderoi z. Shehapin për bashkëpunimin e vazhdueshëm me IKKL-në dhe për dorëzimin e materialeve arkivore me vlerë të veçantë historike, të cilat dokumentojnë solidaritetin, angazhimin dhe kontributin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në mbështetje të qytetarëve të Kosovës gjatë periudhës së luftës. Në këtë kuadër, drejtori Hetemi e njoftoi delegacionin edhe me projektet, punën dhe misionin e IKKL-së, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit, hulumtimit dhe ruajtjes së dëshmive që lidhen me periudhën e luftës.Nga ana e tij, z. Shehapi përgëzoi IKKL-në për punën që po zhvillon në dokumentimin e krimeve dhe ngjarjeve të luftës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së mëtejshme në pasurimin e arkivit të Institutit.Në kuadër të vizitës, delegacioni i Organizatës “El Hilal” vizitoi edhe Arkivin e IKKL-së, ku u njoh nga afër me procesin e ruajtjes dhe sistemimit të materialeve arkivore që dëshmojnë periudhën e luftës.

Banner

Related posts

Çdo lagje e Çairit e organizuar drejt Tubimit të Madh në Sheshin Maqedonia!

Gjyla Halili

ShF “Bajram Shabani” Kumanovë në ditën e 7 Marsit nderon mësimdhënësit në pension

admin

Dedivanaj me bashkëpunëtorë përcjell punimet e monumentit të Gjergj Kastriotit në Tiranë

Gjyla Halili