Lajme

Mucunski në Sarajevë, fokus në bashkëpunimin dypalësh! mbështetje për rrugën euroatlantike të Bosnje e Hercegovinës

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ka zhvilluar një takim në Sarajevë me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm politik në të gjitha nivelet.

Të dy palët vlerësuan se nuk ekzistojnë çështje të hapura mes Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës, gjë që u cilësua si shembull pozitiv në rajon. Gjatë bisedimeve, siç njoftuan nga MPJ, u diskutua për situatën aktuale politike në rajon, procesin e integrimeve evropiane dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian, i cili u vlerësua si interes strategjik si për vendet e Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për vetë BE-në.

Një nga temat kryesore ishte edhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik, ku u theksua nevoja për forcimin e lidhjeve tregtare, organizimin e forumeve të biznesit dhe përmirësimin e lidhjeve të transportit, përfshirë edhe mundësinë e rikthimit të linjës ajrore direkte Shkup-Sarajevë. Po ashtu, u theksua rëndësia e stabilitetit dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës, në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, si dhe mbështetja për perspektivën euroatlantike të vendit.

Banner

Related posts

Brenda WhatsAppit të Rozeta Hajdarit – bisedat tmerruese për Rezervat Shtetërore

Admin2

Ministri Hoxha në Sofje takoi eurokomisioneren për Mjedis, Qëndrueshmërinë e Burimeve Ujore dhe Ekonominë Qarkulluese Konkurruese, Jessika Roswall

Admin2

Forcim i koordinimit ndërmjet Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Qendrës për Menaxhim me Krizat për mbrojtje më të mirë të mjedisit jetësor

Admin2