Lajme

Ndërron jetë Arsim Zekolli

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të publicistit Arsim Zekolli, i cili ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në moshën 60-vjeçare.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur vëllai i tij, dr. Shefqet Zekolli, përmes një njoftimi publik në rrjetet sociale, duke informuar familjarët, miqtë dhe dashamirët për këtë humbje të madhe.

“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh ju informojmë se sot, më 8 qershor 2026, në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë vëllai ynë, Arsim Sulejman Zekolli (1966-2026)”, shkruhet në njoftim.

Sipas familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot në ora 18:00 në varrezat e fshatit Bllacë, ku do të organizohet edhe pamja për të afërmit dhe miqtë.

Arsim Zekolli ka shërbyer si ambasador i Maqedonisë së Veriut në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë dhe njihet si analist i çështjeve politike, jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë.

Banner

Related posts

Agon Ferati propozohet për Ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive – profil me përvojë në reforma, qeverisje të mirë dhe integrime evropiane

Admin2

Më shumë se 10 vite neglizhencë, Memishi: Rregullohet trotuari dhe kanali i ujitjes në Përshefc–Gllogjë

Admin2

Vilson Sinishtaj ligjëron në Akademinë Politike të Forumit Shqiptar me temën “Konformizmi apo nacionalizmi që ndërton?”

Admin2