Lajme

Albi Qamili viziton Panairin e Librit Shqip në Shkup: Kultura dhe libri shqip meritojnë mbështetje

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka marrë pjesë në Panairin e Librit Shqip që po mbahet në zemër të Çarshisë së Shkupit, duke vlerësuar organizimin dhe interesimin e madh të qytetarëve për librin dhe kulturën në gjuhën shqipe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qamili u shpreh se ishte kënaqësi e veçantë të gjendej mes librave shqip dhe atmosferës pozitive që mbizotëronte në panair.

“Mes shumë titujve të vlefshëm, mbizotëronte atmosfera pozitive dhe interesimi i madh i qytetarëve për librin dhe kulturën në gjuhën shqipe”, shkroi ai.

Qamili shprehu gjithashtu mirënjohje për Komuna e Çairit, e cila për herë të parë solli këtë panair në Shkup, duke e cilësuar atë si një hapësirë të rëndësishme për promovimin e librit, leximit dhe kulturës shqiptare. Ai theksoi se iniciativa të tilla kontribuojnë në ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore kombëtare.

Banner

Related posts

“Jehona e Malësisë” reagon ndaj arrestimit të Dodë Ivanajt: Akt politik kundër shqiptarëve, kërkohet lirimi i menjëhershëm

Admin2

Ministri Hoxha: Deri në fund të vitit 2026 do të thjeshtohen 15 procedura administrative në Ministrinë e Mjedisit

Admin2

Mexhiti: Një lajm i madh për Pollogun, 74 milionë euro për Spitalin Klinik të Tetovës

Admin2