AKTUALE

24 vite BDI, Bajram Rexhepi: Të rinjtë janë energjia dhe garancia jonë për të ardhmen

Në kuadër të shënimit të 24-vjetorit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, mori pjesë në festën e forumit rinor, duke vlerësuar rolin e tyre në zhvillimin dhe forcimin e organizatës politike.

Me këtë rast, Rexhepi theksoi se BDI-ja, gjatë 24 viteve të ekzistencës së saj, ka ndërtuar një traditë të fuqishme politike dhe institucionale, duke mbetur e përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve dhe perspektivës evropiane të vendit.

“Kur u themelua familja jonë e madhe politike, disa nga këta të rinj nuk kishin lindur ende. Sot, ata janë bërë forca lëvizëse e organizatës sonë, duke sjellë energji të re, ide inovative dhe përkushtim për të ardhmen”, deklaroi Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi.

Ai shprehu mirënjohje për të gjitha gjeneratat që kanë kontribuar në rrugëtimin e BDI-së gjatë këtyre 24 viteve, duke veçuar rëndësinë e angazhimit të të rinjve në proceset politike dhe shoqërore.

Në fund, Rexhepi uroi të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit e BDI-së me rastin e 24-vjetorit të themelimit të partisë.

Gëzuar 24-vjetorin e BDI-së!

Ja postimi plotë:

Sot festojmë 24 vjetorin e BDI-së me këta të rinjë. Kur u themelua famijla jonë e madhe politike, disa prej tyre nuk ishin as të lindur, por sot po bëhen forca levizëse e organizatës sonë politike.
Gëzuar

Banner

Related posts

Faton Ahmeti nga Tearca: Fryma e fitores ngërthen çdo cep

Gjyla Halili

1000 iftare në ditë për skamnorët dhe studentët! “Sofra e ramazanit” organizohet për të 13-tin vit me radhë në Tetovë

Gjyla Halili

Lazim Destani: Engel do t’i mungojë shumë kauzës shqiptare

Gjyla Halili