AKTUALE

KRYETARI I BFI-SË MORI PJESË NË SHËNIMIN E 80-VJETORIT TË DITËS NACIONALE TË REPUBLIKËS SË ITALISË

Shkup, 4 qershor 2026 – Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 80-vjetorit të Ditës Nacionale të Republikës së Italisë.
Manifestimi u mbajt në Shkup, nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, të bashkësive fetare, të trupit diplomatik, si dhe personalitete të jetës publike, kulturore dhe akademike.
Pjesëmarrja e Kryetarit të BFI-së në këtë ngjarje të rëndësishme dëshmon përkushtimin e Bashkësisë Fetare Islame për kultivimin e marrëdhënieve të mira ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare, si dhe respektin ndaj vendeve mike që kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit, dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve.
Me këtë rast, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Ambasadorit të Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Paolo Palminteri, i përcolli urimet e tij më të sinqerta për popullin dhe shtetin italian, duke shprehur vlerësimin për marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Italisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për rolin e Italisë në promovimin e vlerave të demokracisë, paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Bashkësia Fetare Islame e RMV-së mbetet e përkushtuar në avancimin e dialogut, respektit të ndërsjellë dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit me të gjitha institucionet dhe komunitetet, në shërbim të paqes dhe mirëqenies së përbashkët.

Banner

Related posts

Zgjatet paraburgimi për Bekim Maksutin

Gjyla Halili

Kandidati i BDI-së për Bërvenicën, Arkin Jahiji: Do të dëgjojmë qytetarët dhe do të punojmë së bashku

Gjyla Halili

DEMANT: VLEN mashtron, fton qytetarët e Gostivarit në emër të BDI-së – Por qytetarët i kanë zbuluar

Gjyla Halili