AKTUALE

EKSKLUZIVE: Ramush Haradinaj po synon poziten e Presidentit nëse AAK del mirë me vota

Burime të afërta me udhëheqjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar ekskluzivisht për Gazeta Journal se Ramush Haradinaj nuk e ka mbyllur iden ndaj pozicionit të Presidentit të Kosovës.

Ai po shihet si opsion real në rast se AAK arrin një rezultat të mirë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të AAK-së pas më shumë se 26 vitesh udhëheqje, Haradinaj ka ruajtur ndikimin e fortë brenda partisë. Edhe pse publikisht ka thënë se nuk është kandidat aktiv, burimet thonë se ai ka lënë hapur mundësinë që nëse AAK del me një rezultat të mirë dhe nëse deputetët ia kërkojnë, ai mund të pranojë të hyjë në garë për President.

Një burim i lartë brenda AAK-së i tha Gazeta Journal:

“Ramush Haradinaj është figura më e fortë që ka partia. Nëse ne dalim mirë me vota dhe kemi peshë në negociata më një numër të madhë deputetësh, ai nuk do ta refuzojë mundësinë për President. Gjithçka varet nga rezultati i 7 qershorit.”

Sipas burimeve, Haradinaj po e monitoron nga afër fushatën elektorale dhe po mban kontakte intensive me strukturat e partisë. Qëllimi është që AAK të dalë sa më e fortë e mundur

Haradinaj gëzon respekt të konsiderueshëm ndërkombëtar dhe mbështetje brenda elektoratit të caktuar, gjë që e bën atë një kandidat potencialisht konsensual në negociatat paszgjedhore.

Për momentin, Haradinaj nuk po bën fushatë të hapur për këtë post, por burimet brenda partisë theksojnë se dera mbetet e hapur nëse rezultati zgjedhor i jep AAK-së mundësinë reale për ta negociuar atë.

Gazeta Journal do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet nga afër dhe do t’ju sjellë informacione ekskluzive në ditët në vijim.

Banner

Related posts

Blerim Bexheti: Jam i përulur dhe mirënjohës për 137.486 votat tuaja

Gjyla Halili

Protesta e studentëve po merr përkrahje kudo ku jetojnë shqiptarët, VLEN e quan instrument politik të BDI-së

Gjyla Halili

Flamuri amerikan ngrihet në një xhami në Prishtinë, imam Maliqi: Do ta bëjmë traditë

admin