AKTUALE

Gjokë Gojçaj përshëndet bashkimin e Forumit Shqiptar: Një hap i natyrshëm për Malësinë

Profesori dhe atdhetari i njohur i çështjes kombëtare, Gjokë Gojçaj, ka përshëndetur vendimin për bashkimin formal të tri partive që themeluan Forumin Shqiptar, duke e cilësuar këtë proces si një zhvillim të natyrshëm pas suksesit politik dhe qeverisës që ky koalicion ka arritur që nga viti 2019.

Sipas Gojçajt, fitorja e Forumit Shqiptar dhe rezultatet e arritura në drejtimin e Komunës së Tuzit dëshmuan se bashkimi i forcave politike shqiptare ishte rruga e duhur, ndërsa shkrirja e plotë e tyre në një subjekt të vetëm politik përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të unitetit politik shqiptar në Malësi.

Ai vlerësoi se ndryshimet e realizuara në Komunën e Tuzit gjatë viteve të fundit janë të dukshme dhe historike për kohën, duke theksuar se qytetarët kanë parë një qeverisje më të përgjegjshme, më afër nevojave të tyre dhe më të përkushtuar ndaj zhvillimit të komunës.

“Gjithmonë kam qenë përkrahës i idesë që Malësia të udhëhiqet nga shqiptarët, në vendin e tyre dhe në shtëpinë e tyre. Kjo ka qenë dhe mbetet një aspiratë legjitime e shqiptarëve të kësaj treve”, është shprehur Gojçaj.

Ai theksoi se pavarësisht kritikave të herëpashershme, arritjet e Forumit Shqiptar nuk mund të mohohen dhe se energjitë politike shqiptare duhet të bashkohen rreth interesave të përbashkëta për të ardhmen e Malësisë dhe të shqiptarëve në Mal të Zi.

Në fund, Gjokë Gojçaj shprehu bindjen se bashkimi i tri partive themeluese të Forumit Shqiptar do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të faktorit politik shqiptar, duke krijuar një subjekt më të konsoliduar dhe më të aftë për t’u përballur me sfidat e së ardhmes.

Ja postimi plotë:

Kur tri partitë që e bënë Forumin Shqiptar me 2019, panë fitoren që u solli ky bashkim, ishte e logjikshme që t’i qaseshin edhe këtij akti përfundimtar-shkrirjes, edhe formale, të tyre në një subjekt të vetëm. Kjo ishte edhe njëna prej pritshmërive të para të publikut të gjërë, mbështetës.
Madje, më duket se panevojshëm u humbat do kohë, në këtë aspekt, por (mua) edhe kjo më duket e kuptueshme. Të gjithë protagonistët kryesorë të këtyre subjektive kishin “nevojë” të arrinin atë që synonin, nëpërmjet vijave të veta partiake, njëherë…., dhe kjo u arrijt. Ujrat tani janë më të qeta.

Ndryshimet që ka përjetuar Komuna e Tuzit që prej marrjes së pushtetit nga subjektet serioze vendase (ato më seriozet që kishim, e që deshtën…), respektivisht nga Forumi Shqiptar, janë më se të dukshme dhe historike, për kohën.
Unë askurrë nuk kam qenë tifoz partiak e as tifoz prijsash e liderash partiak. Me gjasë, nuk jam as tash. As më vonë.
Por, kam qenë tifoz që Malësia të udhëhiqet nga shqiptarët. Nuk kam qenë që Zeta të udhëhiqet nga shqiptarët, por Malësia…, ajo trevë me shumicë shqiptare- në vendin e vet, në shtëpinë e vet.
Kështu dëshiroj të jetë edhe mbas tash, edhe gjithmonë.
Sa, pse disa zëra që përpiqen t’i mohojnë këto ndryshime, të cilat e përcollën komunën e Tuzit gjatë qeverisjes së saj nga Forumi Shqiptar, ata nuk janë zëra seroz dhe nuk kanë kurrëfarë peshe politike. Ama, kurrëfarë peshe.
Megjithatë, ata bëjnë mirë t’i bashkangjiten këtij subjekti dhe të kuptojnë se energjitë politike duhet bashkuar, nëse emërues të përbashkët kanë që Tuzi të administrohet shqip dhe nga shqiptarët, që të mos na përsëritet historia.

Asnjë njeri normal nuk duhej të priste që Tuzi, mbas gjashtë vjetë qeverisje nga Forumi Shqiptar, t’i kishte kapërcyer komunat, me histori shekullore, për nga zhvillimi.

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur atë komunë e kishin në duar ata, të cilët nuk ndërtuan asnjë vepër për ata banorë, që më përkujton 500 vjetët e sundimit osman, të cilët poashtu në trojet tona nuk e lanë mbas asnjë vepër nga e cila shqiptarët mund të kishin jetuar më mirë. Vetëm vepra degjenerimi.
Eh, të tilla kishin qenë edhe qeverisjet e kaluara të Tuzit dhe Malësisë përrreth tij. Këtu nuk është nevoja të sjell argumente, përveç për disa kinezë që janë vendosur aty tash së voni.

Që të mos e zgjas më shumë këtë shkrim, normalisht që e mirëpres shkrirjen e atyre tri partive konstituive të Forumit Shqiptar, që tash e mbas të mos ketë “dhoma” përbrenda tij, por një- sikur kishin qenë shtëpiat tona, dikur motit.

Banner

Related posts

Emir Durmishi kryetar i shtabit të ASH-së në Negotinë

Gjyla Halili

Zgjedhjet Presidenciale/ Osmani fton Siljanovskën në debat për të prezantuar programet

Gjyla Halili

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Gjyla Halili