AKTUALE

Ali Ahmeti uron KF Shkëndijën e Haraçinës për kualifikimin në Ligën e Parë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar KF Shkëndijën e Haraçinës për kualifikimin në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

“Urime KF Shkëndijës së Haraçinës për këtë sukses të merituar. Ky rezultat është fryt i një pune të palodhshme, përkushtimi dhe organizimi shembullor. Përgëzime për futbollistët, stafin teknik, drejtuesit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite për ta rikthyer klubin aty ku e meriton – në elitën e futbollit të vendit.

Haraçina gjithmonë ka qenë vatër e sportit dhe talenteve, ndërsa ky sukses është krenari për të gjithë qytetarët. Besoj se ky është vetëm fillimi i sukseseve të reja dhe i paraqitjeve dinjitoze në Ligën e Parë.

Ju uroj shumë fat, shëndet dhe arritje të mëtejshme në sfidat që ju presin,” thuhet në urimin e Ahmetit.

Ja postimi plotë:

Urime KF Shkëndijës së Haraçinës kualifikimin në Ligën e Parë.

Ky sukses është fryt i një pune të palodhshme dhe një organizimi shembullor. Përgëzime për ekipin, drejtuesit dhe të gjithë ata që ndër vite kanë kontribuar me përkushtim për ta rikthyer klubin nga Haraçina aty ku e meriton, në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ky është vetëm fillimi i sukseseve të reja. Ju uroj shumë fat dhe arritje të mëtejshme në Ligën e Parë!

Banner

Related posts

Vazhdojnë sukseset, Laura e bronztë në Grand Slam

admin

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Gjyla Halili

Deputetja Rina Ajdari porosi VLEN-it: Nuk jeni makthi i Bdi-së, jeni makthi i shqiptarëve

Gjyla Halili