AKTUALE

VLEN: Valdet Xhaferi nuk ka qenë mysafir në Drejtësi, le të tregojë pse provimi i jurisprudencës mbeti zvarrë?!

Seriali i BDI-së me ministrat e Drejtësisë nuk mbaron me Blerim Bexhetin e Adnan Jasharin. Bexheti e mbajti gojën mbyllur mbi 1000 ditë, Jashari e kishte vulën në dorë dhe prapë nuk e lëvizi as gishtin. Tani radha është te Valdet Xhaferi.
Valdet Xhaferi nuk ka qenë mysafir në Ministrinë e Drejtësisë. Ka qenë ministër, me mandat dhe mundësi për të vepruar, por edhe gjatë kohës së tij provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe mbeti pa zgjidhje.
Madje, i njëjti doli edhe në protestat e studentëve. Po kundër kujt protestoi? Kundër vetvetes, kundër mandatit të vet, apo kundër viteve kur BDI e kishte Ministrinë e Drejtësisë dhe nuk bëri asgjë?
Ky është i njëjti Valdet Xhaferi që ka drejtuar edhe Byronë për Ekspertizë, ku u zvarrit superekspertiza për rastin tragjik të Llaskarcës. Te BDI-ja kështu ecte puna, çka preknin e linin zvarrë.
Kjo është BDI-ja. Kur janë në pushtet, problemet i fusin në sirtar, ndërsa kur populli i përzë me votë, dalin e shesin mend për të drejta, barazi e drejtësi. Studentët kërkonin zgjidhje, por zgjidhja nuk erdhi as me Bexhetin, as me Jasharin, as me Valdet Xhaferin.
VLEN po e zgjidh atë që BDI e la zvarrë. Jo vetëm provimin e jurisprudencës, por të gjitha provimet profesionale do të mund të jepen edhe në gjuhën shqipe.

Banner

Related posts

“Shqipet blejnë shqip, Golden Eagle shënon rritje në tregun e Shqipërisë.

Gjyla Halili

Marash Dukaj jep lajmin e madh:500.000 euro ndihmë për bujqit e Malësisë,kërkesat e qytetarëve prioritet i ynë

admin

VLEN: BDI non grata në opozit, Drin Ahmeti në hollet e Prokurorisë, përfundoi epoka e ndikimit në gjykata

Gjyla Halili