AKTUALE

Aksidenti te “Rruga e Plastikave”, MPB: Një 19-vjeçar humbi jetën, shoferi i veturës “Audi” është arrestuar

Banner

Nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë në Rrugën e Plastikave ka humbur jetën një 19-vjeçar i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda nga përplasja me një veturë. Në pamjet tronditëse që kanë vërshuar rrjetet sociale shihet se motoçikleta e cila ka qenë e drejtuar nga i riu pas përplasjes është shkatërruar pothuajse tërësisht, ndërsa dëmtime të mëdha ka pësuar edhe vetura. Në aksident ka qenë i përfshirë edhe një motoçikletë e dytë, megjithatë shoferi nuk ka pësuar lëndime serioze.

“Më 29.05.2026 në ora 22:21 në SPB Shkup është paraqitur se në udhëkryqin nga bulevardi “Nikolla Karev” dhe rruga “Pohor Pçinski” në Shkup ka ndodhur aksident mes një automjeti “Audi A4” me targa të Shkupit e drejtuar nga N.H. (31) nga fshati Vizbeg i Shkupit, një motoçikletë “BMV” me targa të Shkupit e drejtuar nga M.F. nga Shkupi dhe një motoçikletë “Honda HDV” me targa të Shkupit e drejtuar nga N.B. (21) nga Shkupi. Në aksident me lëndime të rënda trupore ka marrë M.F. të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku më vonë ka ndërruar jetë, ndërsa nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Krahas Ndihmës Urgjente, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia, ndërsa shoferi i veturës është arrestuar.

Nga Prokuroria njoftojnë se janë duke vepruar.

“Është kryer inspektim në vendin e ngjarjes, jepen urdhra dhe udhëzime për zbardhjen e rastit. Janë siguruar incizimet nga kamerat e sigurisë, ndërsa një person është ndaluar dhe po veprohet”, theksojnë nga Prokuroria.

Ky është një tjetër aksident i rëndë që rikthen në vëmendje shqetësimin për sigurinë në komunikacion në Shkup. Vetëm pak ditë më parë, qarkorja e Shkupit u bë skenë e një tragjedie të rëndë ku humbën jetën katër persona, aksident që tronditi opinionin publik dhe ngriti sërish pyetje mbi kujdesin në udhëtim dhe sigurinë në rrugë.

Related posts

BQK dhe Banka Qendrore Evropiane dakordohen për vazhdimin e Linjës REPO – çfarë është kjo linjë?

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Kushtetuta, nuk njeh “Kuvend Maqedonas”!

Gjyla Halili

Kryetari i LSDM-së, Filipçe për vizitë pune në Francë

Gjyla Halili