AKTUALE

Mikpritje dhe emocion në Iballë dhe Fushë-Arrëz në promovimin e veprës “Brenga” të Pashko Camajt

Banner

Në Iballë dhe Fushë-Arrëz u zhvillua një aktivitet i veçantë kulturor, i shoqëruar me mikpritje dhe pjesëmarrje të gjerë të banorëve dhe përfaqësuesve vendorë, në nder të veprës “Brenga” të autorit Pashko Camaj.

Atmosfera e krijuar u përshkrua si një festë e vërtetë për gjithë krahinën, duke sjellë emocione të forta dhe momente simbolike që lidhen me personazhet kryesorë të librit. Sipas autorit, në këtë ngjarje dukej sikur Tonini dhe Marku u rikthyen sërish “mes lotësh dhimbjeje dhe gëzimi”, duke rijetuar çaste që përbëjnë thelbin e veprës.

Autori Pashko Camaj shprehu mirënjohje të thellë për drejtuesit e Bashkisë së Fushë-Arrëzit dhe të Iballës, si dhe për të gjithë banorët e zonës për mikpritjen e treguar.

Ai theksoi gjithashtu se “Brenga” është shkruar me qëllimin për të kujtuar dhe për t’u dhënë zë atyre historive dhe zërave që u shuan gjatë periudhës së komunizmit, duke ruajtur kujtesën historike të krahinës.

Ngjarja u vlerësua si një moment i rëndësishëm kulturor dhe emocional për komunitetin vendas dhe për vetë autorin.

Ja postimi plotë:

Mirënjohje e pafund për mikpritjen dhe dashurinë që përjetuam në Iballë e Fushë-Arrëz. Ishte një festë e vërtetë për gjithë krahinën, një moment thellësisht simbolik për dy personazhet kryesorë të “Brenges” sime. Sikur Tonini dhe Marku u bashkuan përsëri mes lotësh dhimbjeje e gëzimi, në një kohë e një vend, duke rijetuar ato çaste që janë thelbi dhe zemra e librit tim.

Përherë mirënjohës drejtuesve të Bashkisë së Fushë-Arrëzit e Iballës dhe gjithë njerëzve të tyre. “Brenga” u shkrua për ta, që të njohin, të kujtojnë dhe t’u japin zë atyre zërave që u shuan nga tmerri i komunizmit.

Related posts

Qytetari vendosi a është për “Europë, apo për Rusi” – Ahmeti shton se presidencialet i ndikojnë edhe parlamentaret

Gjyla Halili

Komuna e Gazi Babës ende nuk zbaton gjuhën shqipe

admin

Në fshatin Vicë u vu në përdorim objekti i ri i vakëfit.

Gjyla Halili