AKTUALE

Lladrovci takon ambasadorin Berishaj në Zagreb, e falënderon për mikpritjen dhe kujtesën

Me rastin e vizitës zyrtare në Kroaci, Ramiz Lladrovci ka takuar ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Martin Berishaj, i cili ka njohje me familjen Lladrovci dekada më heret.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Në Zagreb, gjatë vizitës zyrtare në Qarkun Lika-Senj, takova mikun e hershëm, Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Martinin e Malësisë, i cili kishte njohje nga ditët studentore me Fehën.

Martinin e mbaj mend nga rinia ime e hershme. Ai vinte në shtëpinë tonë në Gllanasellë bashkë me Fehën, kur studentët shqiptarë mbanin lidhje atdhetarie dhe bëheshin plane për shqiptarët në ish Jugosllavi në një dimension tjetër.

Faleminderit për mikpritjen, kujtesën dhe respektin, z. Ambasador, Martin Berishaj!

https://www.facebook.com/share/17iKG4uVSN/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

“E diela ditë jopune” Mickoski: Të gjithë të punojnë me dyfish ose trefish mëditje ose askush!

Gjyla Halili

Ceremoni pranim-dorëzimi në Xhaminë e Epërme të fshatit Dobrosht

Gjyla Halili

Arbëreshë nga Kalabria vizituan Vatrën

Gjyla Halili