AKTUALE

Donald Trump kerkon që ish prokurori Jack Smith të ndiqet penalisht

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump ka shkruar se Jack Smith i çmendur dhe banda e tij janë “lajm shumë i keq”. Ai ka kërkuar që Smith dhe ekipi i tij “të ndiqen penalisht”.

Manipulimet e Smithit Donald Trump kerkon që ish prokurori Jack Smith të ndiqet penalisht
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpërthyer sërish me akuza të forta ndaj ish-prokurorit special Jack Smith dhe ekipit të tij.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump ka shkruar se Jack Smith i çmendur dhe banda e tij janë “lajm shumë i keq”.

Ai ka kërkuar që Smith dhe ekipi i tij “të ndiqen penalisht”.

Reagimet e Trump vijnë pas një aktakuze ndaj një ish ndihmëseje të Jack Smith, për “shkatërrim, ndryshim ose falsifikim të evidencave në hetime federale, si dhe fshehje, largim ose dëmtim të dokumenteve publike”.

Jack Smith ishte prokurori special në Dhomat e Specializuara të Kosovës që ngriti aktakuzën kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Puna e tij në Hagë është konsideruar si politike, me një aktakuzë që kriminalizon krejt UÇK-në, shërbehet me prova të manipuluara nga Serbia, mbështetet në dëshmitarë të dyshuar për lidhje me Shërbimin Sekret Serb, si dhe fsheh provave shfajësuese.

Smith kishte ngritur aktakuzë edhe kundër presidentit të tanishëm të SHBA-së, Donald Trump, nëpërmjet së cilës e akuzonte për tentim përmbysje të rezultateve zgjedhore të vitit 2020 dhe për mbajtje të paligjshme të dokumenteve konfidenciale.

Vitin e kaluar, Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së nxori dokumente që tregonin se gjatë hetimeve në këtë proces, zyra e Smith pagoi rreth 20 mijë dollarë një dëshmitar konfidencial, si dhe përgjonte telefonatat private të disa senatorëve.

Banner

Related posts

Nafie Selmani: VLEN-i nuk po bëhet “Një”, por po dëshmon përçarje të brendshme

Gjyla Halili

Ahmeti i reagon Mickoskit: Përgjegjësi duhet të ketë, por për ata që me të vërtetë janë përgjegjës

Gjyla Halili

Nerezi reshtohet pas Blerim Bexhetit dhe Frontit Europian

Gjyla Halili