AKTUALE

BDI: VMRO nga e përndjekur, në përndjekëse

Banner

Presioni skandaloz i tipit verikorean nga VMRO-DPMNE dhe i të amnistuarit të fuqishëm Antonio Milloshoski ndaj Prokurorisë dhe drejtësisë vazhdon dhe po fundoset në dëshpërim.

VMRO-DPMNE ankohej për përndjekje nga LSDM dhe PSP, ndërsa sot po bën të njëjtën gjë në mënyrën më brutale dhe nga e përndjekur, u shndërrua në përndjekëse politike.

Mos ia bëj tjetrit atë që nuk dëshiron të ta bëjnë ty!

I fuqishmi Milloshoski, nga thirrjet e parullave “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”, arriti deri te amnistia për krim të konfirmuar dhe për këtë arsye nuk ka kredibilitet politik, njerëzor e juridik.

VMRO të ndalojë partizimin e Prokurorisë dhe përndjekjen politike.

BDI tashmë e ka informuar të gjithë bashkësinë ndërkombëtare, e cila është e skandalizuar nga presioni brutal partiak dhe porositë ndaj prokurorisë.

E inkurajojmë prokurorinë që, aty ku nuk ka vepër, nuk ka prova dhe nuk ka dëm, t’i hedhë poshtë kallëzimet penale politike për përndjekje politike dhe të mos bie nën presionin qeveritar e partiak, por të veprojë sipas ligjit.

Related posts

28-vjeçari nga Tetova mashtroi një 14-vjeçare!

admin

Sela: Me vendimin e Gjykatës u ndërprenë qëllimet dashakeqe, secili ka të drejtë ta ankimojë vendimin

Gjyla Halili

Vogëlushi Domenik Palushaj, brezi tretë i ritur në Amerikë, me flamur kombëtarë në duar JAM SHQIPTARË/Video

Gjyla Halili