
Gazetari dhe influenceri Nevrij Ademi është shpallur influenceri më i kërkuar në Maqedoninë e Veriut, duke u vlerësuar si personi me ndikimin më të madh ndër influencerët shqiptarë dhe maqedonas, si në aspektin e reklamimit ashtu edhe në ndikimin politik.
Sipas një hulumtimi të realizuar nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Ademi renditet në vendin e parë me 276 pikë. Pas tij vijnë Liridona Vejseli me 121 pikë dhe Arsim Idrizi me 62 pikë, ndërsa më pas renditen influencerë të tjerë maqedonas.
Ky rezultat dëshmon se Ademi ka ndikim të konsiderueshëm si në aspektin politik, ashtu edhe në fushën e marketingut dhe reklamimit.
