AKTUALE

Mucunski në takimin e ministrave të punëve të jashtme të NATO-s në Suedi

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski në ftesë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Mark Rute sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që do të mbahet në Helsingborg, Mbretëria e Suedisë.

Siç kumtoi MPJTJ në kuadër të takimit ministrat do të diskutojnë për çështjet e lidhura me investimet në mbrojtje, gjendjet në Ukrainë, zhvillimin në industrinë e mbrojtjes, si dhe për sfidat tjera aktuale rajonale dhe globale të sigurisë.

Bisedat do të zhvillohen edhe në kontekstin e përgatitjeve për Samitin e NATO-s në Ankara, që do të mbahet në korrik të këtij viti, ku pritet të miratohen vendime të rëndësishme për të ardhmen e Aleancës.

Në kuadër të vizitës, me ftesë të ministres së punëve të jashtme të Suedisë, Marija Malmer Stenergard, ministri Mucunski do të marrë pjesë në një pritje për ministrat në prani të mbretit Karl XVI Gustav dhe mbretëreshës Silvija në Suedi, ndërsa është parashikuar të zhvillojë edhe disa takime dypalëshe.

Banner

Related posts

Janevska: Nuk lejoj që partitë politike të fitojnë pikë dhe të kthejnë rejtinge përmes lojërave në arsim

Gjyla Halili

Policia me detaje të reja për armatimin në Zveçan, Elshani: Kishte edhe municion të kalibrit që përdoret nga NATO – rast interesant për t’u hetuar

admin

Studenti kosovar që e “djersiti” Jeremiqin me pyetjet e tij në Vjenë

admin