AKTUALE

Ndryshimet ligjore në standardin e nxënësve dhe studentëve/ Reagon Fronti Evropian

Banner

Fronti Evropian ka reaguar ndaj propozim-ndryshimeve të ligjeve për standardin e nxënësve dhe studentëve, duke theksuar se është subjekti i vetëm politik që ka identifikuar dhe ngritur çështjen e kundërshtimit të tyre me Kushtetutën.

Sipas reagimit, zgjidhjet ligjore të miratuara në seancën plenare me procedurë të shkurtuar parashohin rritje të shpenzimeve për studentët dhe nxënësit, përfshirë pagesa më të larta për rinovimin e konvikteve, si dhe ulje të numrit të bursave për kategoritë sociale.

Fronti Evropian njofton se për të dy ligjet ka dorëzuar nga tre amendamente, të shoqëruara me analiza dhe arsyetime kushtetuese, ligjore dhe krahasuese. Po ashtu, përfaqësuesit e tyre kanë paraqitur argumentet në komisionet parlamentare gjatë fazës së leximit të parë.

Në reagim thuhet se, pasi amendamentet e propozuara u vlerësuan si serioze dhe meritonin shqyrtim, seanca e komisionit u ndërpre për konsultime shtesë, ndërsa më pas shumica parlamentare i refuzoi të gjashtë amendamentet.

Fronti Evropian mohon pretendimet se në debatin komisionar kanë marrë pjesë Levica dhe LSDM-ja, duke theksuar se as përfaqësues të VLEN-it nuk kanë qenë prezentë. Sipas tyre, të vetmit propozues të amendamenteve dhe udhëheqës të diskutimeve të gjata dhe të argumentuara kanë qenë përfaqësuesit e Frontit Evropian.

Ja reagimi i plotë:

Reagim nga Fronti Evropian

Për propozim-ndryshimet e ligjeve për standardin e nxënësve dhe studentëve, në interes të opinionit publik, subjekti i vetëm që e vërejti dhe identifikoi kundërshtimin e tyre me Kushtetutën dhe e ngriti këtë problematikë është Fronti Evropian. Zgjidhjet ligjore që kanë kaluar dje në seancë plenare me procedurë të shkurtuar, parashohin që studentët/nxënësit do të paguajnë më shumë edhe për rinovimet e konvikteve si dhe do të ketë më pak bursa për kategoritë sociale
Për këtë arsye, ne me kohë, si për njërin ashtu edhe për ligjin tjetër të propozuar, dorëzuam nga tre amendamente, të shoqëruara me analizë dhe arsyetim kushtetues, ligjor dhe krahasues.
Në komisionet parlamentare, në fazën e leximit të parë, i paraqitëm qëndrimet dhe argumentet tona. Kur anëtarët panë se amendamentet tona serioze meritonin vëmendje, e ndërprenë seancën e komisionit për konsultime shtesë, ndërsa më pas nga shumica parlamentare u refuzuan të gjashtë amendamentet tona.
Nuk janë të sakta pretendimet se në debatin e komisionit morën pjesë Levica dhe LSDM-ja. Bile as përfaqësues të VLEN-it nuk ishin prezent. Të vetmit propozues të amendamenteve dhe udhëheqës të diskutimeve të gjata e të argumentuara, ishim ne.

Banner

Related posts

VALDET XHAFERI: PËR TRE VJET ËSHTË KATËRFISHUAR BORXHI I KOMUNËS PËR SHKOLLAT DHE ÇERDHET

Gjyla Halili

Kujtim emocional për Betejën e Koshares nga Frashër Oseku – veterani dhe invalidi i UÇK-së që në trup ende bart copa granatash

admin

Ibrahimi: Po jua hedhi peshqirin! Urdhëroni matuni!

Gjyla Halili