AKTUALE

20 vjet nga Pavarësia e Malit të Zi: Shqiptarët mes pritjes dhe realitetit

Banner

Më 21 maj 2026, Mali i Zi shënon 20-vjetorin e Pavarësisë. Një datë historike që solli ndarjen nga Serbia dhe krijimin e shtetit të pavarur.

Por, në këtë përvjetor të rëndësishëm nuk mund të harrohet fakti se pa votën shqiptare, referendumi i vitit 2006 nuk do të kishte kaluar.

Referendumi i 21 majit 2006 kaloi pragun me vetëm 0.5% mbi kufirin e kërkuar prej 55%. Pikërisht vota masive e shqiptarëve në Malësi, Ulqin, Plavë, Guci, si dhe nga diaspora, ishte vendimtare për suksesin e pavarësisë së Malit të Zi.

Shqiptarët mbështetën një Mal të Zi të pavarur me besimin se do të ndërtohej një shtet demokratik, ku të gjithë popujt do të ishin të barabartë dhe të respektuar.

Por, 20 vjet më pas, kur bëhet fjalë për shqiptarët, megjithëse janë bërë përmirësime dhe është shënuar përparim, ende mbetet ndjesia se ndryshimet nuk kanë qenë të mjaftueshme për të përmbushur pritjet dhe kërkesat e tyre.

Diskriminimi ndaj shqiptarëve vazhdon jo vetëm në aspektin shoqëror, por edhe institucional. Përfaqësimi i pamjaftueshëm, mungesa e investimeve në trevat shqiptare, punësimet selektive dhe anashkalimi i kërkesave legjitime kombëtare mbeten probleme të hapura.

Shqiptarët nuk kërkuan privilegje. Ata kërkuan dhe vazhdojnë të kërkojnë vetëm atë që u takon: barazi, dinjitet dhe respekt për kontributin e tyre historik në krijimin e shtetit të Malit të Zi.

Në 20-vjetorin e Pavarësisë, është koha të thuhet qartë se shqiptarët ishin vendimtarë për pavarësinë e Malit të Zi, por ende nuk trajtohen si partnerë të barabartë në këtë shtet.

/MALESIA.ORG/

Banner

Related posts

Në Bujanoc, vazhdojn mbishkrimet ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve

Gjyla Halili

60.090 denarë i duhen një familjeje katërantarëshe!

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Tetova nuk shitet e as blihet, më 19 tetor kthejmë dinjitetin e qytetit

Gjyla Halili