
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim z. Stephen O’Malley, Koordinator i ri i Zhvillimit të OKB-së, me këtë rast diskutuan për arritjet e komunës dhe sfidat.
Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:
Ishte nderim të pres me bashkëpunëtorë në takim, z. Stephen O’Malley, Koordinator i ri i Zhvillimit të OKB-së, me këtë rast, prezantova shkurt profilin e komunës tonë, arritjet dhe sfidat.
Vlerësimi i performancës tonë nga institucionet relevante vendore e ndërkombëtare, shtatë herë kampion, na bën krenar për qytetarët tanë, zyrtarët dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërinstitucional.
Tri sfera i kemi prioritet, theksoi z. Stephen O’Malley, potencialin njerëzor (arsim, shëndetësi, etj.), qeverisja e mirë dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, andaj, këto sfera lidhen ngushtë me performancën e shkëlqyer të Komunës së Drenasit.
Bashkëpunimi me organizatat e Kombeve të Bashkuara, janë vlerë e shtuar për Komunën dhe ofrojmë përkushtimin tonë, në veçanti rreth sfidave tona si uji i pijes, ambienti dhe trajtimi i ujërave të zeza. Faleminderit!
https://www.facebook.com/share/p/1aMZZvSp9V/?mibextid=wwXIfr



