AKTUALE

Nikollë Camaj takoi liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti

Banner

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, zhvilloi një takim me liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në rajon, procesin e integrimeve evropiane dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit ndëretnik.

Në takim u theksua rëndësia e dialogut të vazhdueshëm politik, respektimit të të drejtave të të gjitha komuniteteve dhe vazhdimit të rrugës evropiane si parakushte kyçe për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të Ballkanit Perëndimor.

Bashkëbiseduesit vlerësuan rolin e shqiptarëve si faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe urë bashkëpunimi në rajon, përmes pjesëmarrjes aktive në proceset politike dhe shoqërore, si dhe kontributit në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Camaj theksoi se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mund ta forcojnë më tej të ardhmen e tyre evropiane përmes respektit të ndërsjellë, gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin shqiptar, i cili përfaqëson një faktor të rëndësishëm politik dhe shoqëror në të dy shtetet.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për forcimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Banner

Related posts

Antonovski: Agjencitë informative janë shtylla e krijimit të informacioneve profesionale

Gjyla Halili

“Stoilkoviq krah per krah me ambasadoret rus”! Reagon BDI

Gjyla Halili

Këta janë 20 banorët që u bënë pjesë e BBVK-së

Gjyla Halili