AKTUALE

VLEN-i arriti qëllimin: “Denion Meidani nuk do te jetë ambasador i Shqipërisë në RMV”

Denion Meidani nuk do te jetë ambasador i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë Veriore. Burime nga Shkupi dhe Ministria e Jashtme bëjnë me dije për A2CNN se Meidani do të mbyllë parakohe detyrën në Shkup.
Jo zyrtarisht thuhet se arsyet e lëvizjes janë ankesat dhe pakënaqesitë e koalicionit Vlen dhe VMRO-së ndaj diplomatit shqiptar për qëndrimet e tij në debatet dhe diskutimet që kanë përfshirë politikën maqedomase e që kanë lidhje me pakënaqësitë e shqiptarëve për çështje të ndryshme, e fundit ajo për gjuhën shqipe, shkruan A2CNN.
Sipas Burimeve, Meidani do të shkojë në Kosovë ndërsa Petrit Malaj në RMV. Një rrokadë e dy ambasadorëve.

Banner

Related posts

Taravari: Nuk mund ta besojë se bashkëpartiakët e mi do të shkojnë në lista me BDI-në

Gjyla Halili

Kurti takon koalicionin VLEN

Gjyla Halili

Xhaferi: Investimi te të rinjtë, në njohuritë e tyre, është investim në përmirësimin dhe përsosjen e gjithë sistemit në vend

Gjyla Halili