
Pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, dalja e studentëve shqiptar në protestë në rrugët e Shkupit për të kërkuar të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në Gjuhën Shqipe, paraqet një mesazh të fuqishëm politik, kombëtar dhe njerëzor, se ende ekziston një hendek i madh ndërmjet barazisë së arritur që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe barazisë së jetuar që po shfaqet në realitet në Maqedoninë e Veriut!
Dhenia e provimit të Jurisprudencës në Gjuhën Shqipe, nuk është thjesht kërkesë teknike universitare!
Kjo është kërkesë për dinjitet, për barazi dhe për respektim të identitetit gjuhësor e kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!
Kjo kërkesë paraqet vazhdimësinë e rrugëtimit historik shqiptar, dje luftë për ekzistencë e liri, sot luftë për dije, arsim dhe përfaqësim të barabartë në shtet!
Nga frontet e luftës me armë në dorë, beteja është zhvendosur në auditorë, në universitete dhe institucione shtetërore!
Studentët shqiptar, me protestën e tyre, tregojnë se lufta e UÇK-se është bërë për barazi nuk mund të mbetet vetëm simbolike, por duhet të shndërrohet në të drejtë konkrete dhe të prekshme!
Kërkesa që provimi i jurisprudencës të jepet në Gjuhën Shqipe është një kërkesë krejtësisht normale dhe legjitime, në një shtet që pretendon standarde demokratike dhe multietnike!
Gjuha Shqipe në Maqedoni të Veriut, nuk është privilegj është e drejtë themelore!
Aq më tepër kur bëhet fjalë për studentë shqiptar që jetojnë, studiojnë dhe kontribuojnë në shtetin e tyre!
Dhe kur studentët detyrohen të protestojnë për një të drejtë të tillë, kjo krijon përshtypje jo të mirë!
Protestat e studentëve shqiptar nuk janë kundër shtetit të Maqedonisë së Veriut, por janë thirrje që Maqedonia e Veriut të jetë shtet demokratik, i drejtë dhe përfaqësues për të gjithë qytetarët!
Studentët shqiptar nuk po kërkojnë privilegje mbi të tjerët, ata kërkojnë standard të barabartë, mundësi të barabarta dhe trajtim të dinjitetshëm!
Prandaj, kemi të drejtë të konstatojmë me progresivitet të qartë, se nëse pas luftës dhe pas gjithë proceseve politike shqiptarët ende duhet të protestojnë për të drejtën e përdorimit të Gjuhës Shqipe në një provim të jurisprudencës, atëherë kjo tregon se procesi i barazisë reale ende nuk është përmbyllur plotësisht dhe se mbetet nevoja për më shumë drejtësi institucionale dhe për barazi të vërtetë shtetërore në Maqedoni të Veriut!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 19 Maj 2026!
