AKTUALE

BDI kërkon përgjegjësi nga Astrit Iseni për maltretimin skandaloz te studentëve nga Shqipëria

Zëvendës ministri pa legjitimitet etnik në Ministrinë e Brendshme, Astrit Iseni, maltretoi studentët nga Shqipëria duke i endur rrugëve me shoqërim dhe izolim policor, vetëm e vetëm që të mos marrin pjesë në protestën studentore në Shkup.

Mungesa e legjitimitetit kombëtar të bën shërbëtorë dhe Astrit Iseni shkëlqen në këtë rol.

Vëllezër nga Shqipëria, të dashur studentë, ne ju kërkojmë falje për këtë turp të vazalëve si Astrit Iseni dhe VLEN.

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet mbarëvajtjen demokratike të protestës studentore dhe solidarizohet në tërësi me kërkesat rinore.

Zgjidhja është vetëm një: ndaloni diskriminimin, respektoni dhe zbatoni ligjin për gjuhën shqipe. Asgjë tjetër.

Banner

Related posts

Të entjen Kuvendi mban dy seanca, në rend të ditës shqyrtimi i Ligjit për skemat pensionale

admin

Gashi: Lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është prioritet kryesor

Gjyla Halili

I punësuari në MPB-Shkup kapet me ryshfet prej 12.500 eurove

Gjyla Halili